Deliver to Tunisia
IFor best experience Get the App
Vëllimi poetik “Unë quhem Dje” i autorit postmodern shqiptar Petraq Risto është fryt i një pune dyvjeçare me poezi të krijuara kryesisht gjatë qëndrimit të autorit në New York. Motivet e këtij libri janë të larmishëm, prekin shqetësimet globale, thelbin e shpirtit njerëzor. Poezitë me vargjet e tij të shtrira, me ritëm të brendshëm, me figuracion te pasur, përshkruhen nga shqetësimi qytetar, nga malli për vendlindjen, nga dashuria për jetën dhe natyrën... Libri është kompozuar me cikle dhe ka një frymëmarrje të gjerë. Për poetin Petraq Risto ky është vëllimi i gjashtëmbëdhjetë që botohet në gjuhën shqipe. Librat e tij janë botuar gjithashtu në Francë, Meksikë, Rumani dhe ShBA, si dhe në shumë revista letrare në vende të ndryshme të botës dhej janë pritur shumë mirë nga kritika profesioniste dhe dashamirësit e poezisë, jo vetëm në Shqipëri. Libri “Unë quhem Dje” ka 400 faqe dhe veç poezive në fund të librit janë përfshirë shkrime rreth poezisë së Ristos dhe dy intervista të tij për letërsinë dhe posaçërisht për poezinë. Ballina e librit ka një tablo të piktorit të njohur shqiptar Artur Muharremi.
Trustpilot
3 days ago
2 days ago